Vizioni & Misioni


Misioni

“Akademia Profesionale e Biznesit” (APB), si institucion i arsimit të lartë lindi si një iniciativë e sipërmarrjes së lirë, mbështetur në filozofinë e një edukimi cilësor, me standarde bashkëkohore dhe me synimin e qartë për të kontribuar me seriozitet dhe dinjitet në arsimimin e brezave të rinj si dhe për të kontribuar në rritjen e prosperitetit, mirëqenies dhe zhvillimit në vendin tonë. APB është rritur si rezultat i përvojës së themeluesve të këtij Institucioni me karrierë të gjatë akademike dhe profesionale. Profesionalizmi i lartë që na bën të veçantë dhe stili i tutoriatit që ne aplikojmë, kanë konsoliduar një kulturë akademike dhe mbështetje personale të kujdesshme për studentët.

Akademia Profesionale e Biznesit e bazon misionin e saj duke u mbështetur në Principe dhe Standarde akademike dhe synon:

  • të performojë, të krijojë, të transmetojë, të zhvillojë e të mbrojë dijet me anën e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve; të formojë specialistë të lartë dhe të përgatisë shkencëtarë të rinj;
  • të integrojë mësimdhënien me kërkimin shkencor;
  • të ofrojë mundësi për të përfituar nga arsimi i lartë gjatë gjithë jetës;
  • të ndihmojë zhvillimin ekonomik dhe social në nivel kombëtar dhe rajonal;
  • të mbështesë prioritetet strategjike dhe interesat e zhvillimit të vendit;
  • të nxisë bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë;
  • të kontribuojë në rritjen e standardeve të demokracisë e të qytetërimit të shoqërisë dhe në përgatitjen e të rinjve për një shoqëri të tillë.

 

IAL APB karakterizohet nga përgjegjshmëria dhe përkushtimi për arritje cilësore, duke pasur si synim që të jemi konkurrues dinjitozë në cilësinë e përgatitjes së specialistëve të fushës së ekonomisë dhe të fushës së drejtësisë. APB ka zhvilluar projektin e vet strategjik në larminë e veprimtarisë kombëtare në arsim, për zgjerimin e demokratizimit dhe reformës institucionale me vështrim ndaj modernizimit dhe integrimit europian. Programet e studimit në “Akademinë Profesionale të Biznesit” janë të hartuara duke iu përshtatur kërkesave të Kartës së Bolonjës, të cilat mundësojnë transferimin e krediteve dhe nxitin lëvizshmërinë akademike edhe te partnerët tanë jashtë vendit.

 

 

Vizioni

Vizioni i Akademisë Profesionale e Biznesit është: Të konsolidojë profilin e saj në tregun e Arsimit të Lartë, si një institucion i Arsimit të Lartë që konkurron në këtë treg përmes vlerave që ofron, me standarde të mirëpërcaktuara akademike dhe identitetin e një stafi të dalluar në fushën e arsimit dhe shkencës, kryesisht në fushat e ekonomisë dhe të jurisprudencës.

Vizioni i APB-së fokusohet te shndërrimi i këtij institucioni të arsimit të lartë në një IAL të nivelit të lartë duke synuar mënyrën e të menduarit globalisht dhe kultivuar vetëdijen kozmopolite si dhe duke nxitur një kulturë të re dhe inovative të të nxënit. Vizioni ynë është:

  • Të forcojmë trashëgiminë dhe reputacionin akademik e shkencor për të krijuar një model të arsimit të lartë që kombinon standardet akademike me aplikimet më bashkëkohore.
  • Të jemi një institucion proaktiv me vështrim nga e ardhmja, që u përgjigjet shpresave për ndryshim, modeleve të mësimdhënies dhe mundësive për shkëmbimin e dijes në frymë bashkëpunimi.
  • Të përdorim njohuritë bashkëkohore për të ndryshuar perspektivat e jetës së brezave të studentëve, duke kontribuar kështu për formësimin e një gjenerate të re dhe të një shoqërie produktive të begatë.
  • Të mundësojmë një ofertë akademike elastike, duke krijuar një përvojë aktive te studentët, kërkim shkencor të aplikuar me njohje të përditësuara, shërbime me vështrim ndaj biznesit dhe sipërmarrjes, duke luajtur një rol kyç në zhvillimin e rrjeteve që mbështesin lidhjet ndërkombëtare përmes partnerëve dhe bashkëpunëtorëve tanë.

 

                                                                                      

Share This: