Programet Master Profesional


Fakulteti i Ekonomisë  ofron programe studimi të ciklit të dytë, Master Profesional (1 ose 2 vite, 60 & 120 Kredite/ECTS), në “Menaxhim Biznesi” dhe “Kontabilitet Financë”

Programet e studimeve “Master Profesional” ju ofrojnë të diplomuarve të ciklit të parë Bachelor një trajnim të mëtejshëm profesional në fushën e menaxhimit të biznesit dhe të kontabilitet-financës. Kohëzgjatje e këtyre studimeve është 1 ose 2-vjeçare, 60 & 120 Kredite/ECTS.

Synimet kryesore të këtij programi studimi janë:

  • Të zgjerojë njohuritë e fituara në ciklin e parë të studimeve;
  • Të pajisë studentët me njohuri më të thelluara teorike dhe praktike si dhe trajnim të mirëfilltë profesional në fushën e ekonomisë, kontabilitetit, financës si dhe menaxhimit;
  • Të pajisë studentët me kompetenca të përgjithshme dhe profesionale në kontekstin manaxherial si dhe të fushës së financës dhe kontabilitetit;
  • Të përgatisë specialistë të aftë me njohuri të nevojshme në shërbimet manaxheriale si: menaxhimi i ndërmarrjeve, i prodhimit, operacioneve, marketingut, shitjeve, etj.
  • Të arrijë të përgatisë specialistë të kualifikuar në fushën e kontabilitetit dhe financës. Njohuritë e fituara nëpërmjet këtij programi do të mundësojnë plotësimin e tregut të punës në sektorin publik, privat dhe më gjerë.
  • T’u jap të diplomuarve kualifikimin dhe trajnimin e nevojshëm në përputhje me kërkesat e tregut të punës dhe t’u krijojë atyre një pamje të re vizionare në kushtet e globalizimit dhe integrimit të Shqipërisë në BE, në përputhje me standardet e kërkuara.

Për realizimin e këtyre objektivave programi parashikon studime të thelluara në fusha të tilla të përgjithshme bazë dhe karakterizues, si: Kontabilitetii, Kosto-Drejtimi i Avancuar, Drejtimi Financiar i Avancuar, Ekonomiksi Manaxherial, Menaxhimi i Informacionit, e deri tek lëndët më rëndësishme specifike si: Menaxhimi Operacional, Menaxhimi strategjik, Menaxhimi i Projekteve, etj.

Programet e studimit Master Profesional në “Menaxhim Biznesi” dhe “Kontabilitet Financë” suksesin e tyre e bazojnë në:

  • Përgatitjen dhe përvojën profesionale, kompetencën dhe përkushtimin e stafit kademik;
  • Infrastrukturën bashkëkohore të ngritur për këtë qëllim nga APB;
  • Bashkëpunimin e Institucionit me aktorë të tjerë publik dhe privat në vend , rajon dhe më gjerë.

Mundësitë për punësim

Figura profesionale që formohet nëpërmjet këtyre programeve është ajo e një specialisti menaxher, kontabilist dhe  financier i njësive ekonomike në sektorin publik dhe privat. Në këtë kuadër, programi ofron mundësinë e përgatitjes së një specialisti të kualifikuar finance të sektorëve të veçantë të ekonomisë apo më gjerë të një menaxheri të përgjithshëm, përfshirë fushat e hartimit të projekteve e strategjive, qofshin këto në rangun publik, privat, qendror apo lokal.

Share This: