Programet Master i Shkencave


Fakulteti i Ekonomisë ofron programe studimi të ciklit të dytë, Master i Shkencave (2 vite akademike, 120 Kredite/ECTS), në:

  1. Menaxhim Biznesi;
  2. Kontabilitet Financë.

Masteri i Shkencave në “Menaxhim Biznesi” dhe “Kontabilitet Financë” ofrojnë dije më të thelluara akademike në fushat e tyre përkatëse, punë kërkimore dhe studime që shoqërohen me ngritjen e nivelit, kualifikimin e studentit dhe përgatitjen për ciklin e tretë të studimeve në doktoraturë. Programi Master i Shkencave i cili është i organizuar dhe zhvillohet në përputhje me strategjinë e institucionit, përmbush më së miri dhe është i orientuar drejt kërkesave të tregut të punës dhe zhvillimeve ekonomike bashkëkohore në kuadër të globalizimit, dhe në përshtatje me kornizën ligjore në vend.

Objektivat specifike të programit janë:

  • Të pajisë këta specialistë me teknikat, instrumentet dhe metodat më bashkëkohore(sasiore dhe cilësore), përmes të cilave ofrohen zgjidhje për problemet e ekonomisë, financës dhe menaxhimit, me të cilat përballen sipërmarrjet e biznesit në fushat të ndryshme dhe për hartimin e projekteve e strategjive të zhvillimit të njësive ekonomike në rang lokal dhe kombëtarë;
  • Të pajisë këta specialistë me njohuri më të avancuara në fushën e kërkimit, për të mundësuar kështu përgjigje adekuate ndaj kërkesave të ekonomisë dhe menaxhimit me efikasitet të burimeve njerëzore e kapitale, në kuadër të integrimit evropian të vendit;
  • T’u mundësojë këtyre specialistëve karrierë të suksesshme dhe kualifikim të mëtejshëm.

Mundësitë për punësim;

Pas përfundimit të këtyre programeve, në sajë të njohurive të marra, studenti aftësohet për mundësinë e punësimit në njësi të ndryshme ekonomike, kryesisht në sektorin e hartimit dhe menaxhimit të strategjive dhe të vendimmarrjes e lidreshipit  në sektor të ndryshëm të ekonomisë. Sistemi i njohurive që ofrohet nga programet Master i Shkencave dhe kompetencat që përfitojnë  studentët nëpërmjet tij, u mundësojnë atyre ndjekjen e një karriere kërkimore apo akademike, nëpërmjet vazhdimit të studimeve në programe të doktoraturës, për zhvillimin dhe ngritjen në karrierë shkencore dhe akademike. Programet mundësojnë aftësi të thelluara shkencore për të reflektuar në mënyrë kritike dhe për t’u përfshirë në punë studimore.

Fakulteti i Drejtësisë ofron programe studimi të ciklit të dytë, Master i Shkencave (2 vite akademike, 120 Kredite/ECTS), në:

  1. E Drejtë Penale;
  2. E Drejtë Civile dhe Tregtare.

Pas përfundimit të Masterit të Shkencave, të gjithë studentët me titull “MSc”, gëzojnë të drejtën të konkurrojnë për vazhdimin e studimeve për Prokurorë dhe Gjyqtarë pranë Shkollës së Magjistraturës. Fitimi i titullit MSc. është një kusht paraprak i vendosur nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë për regjistrimin si Asistent Avokat dhe më pas nënshtrimit të provimit të Avokatisë.

Të gjithë të diplomuarit mund të punësohen në administratën publike qendrore dhe atë lokale. Shoqëritë tregtare, përfshirë këtu edhe atë me drejtim financiar-tregtar, sikurse edhe në Dhomat e Tregtisë në mbarë vendin. Të diplomuarit e Fakultetit tonë kanë avantazhe direkte për t’u punësuar pranë bankave, kompanive të sigurimit, jurist të bizneseve dhe korporatave të mëdha publike apo private. Gjithashtu juristët tanë kanë mundësi të larta për t’u punësuar edhe pranë administratës gjyqësore.

Të gjithë studentët të cilët zotërojnë një Diplomë në “Master i Shkencave” të lëshuar nga Akademia Profesionale e Biznesit, kanë të drejtën të regjistrohen në ciklin e tretë, duke vijuar studimet e “Doktoraturës”.

Share This: