Programet Bachelor


Dinamika e zhvillimit ekonomik, ritmet e rritjes së numrit dhe madhësisë së bizneseve si dhe rritja e kompleksitetit të transaksioneve tregtare kanë mbetur shtysa kryesore në hartimin e profileve të diplomave dhe programeve të moduleve përkatëse.

Fakulteti i Ekonomisë ofron programe studimi të ciklit të parë, Bachelor në Ekonomi (3 vite akademike, 180 Kredite/ECTS), në tre profile:

  1. Administrim Biznesi;
  2. Financë Kontabilitet;
  3. Banka dhe Institucione Financiare.

Ky sistem studimesh është ndërtuar në përputhje me Dokumentin e Bolonjës, Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar dhe udhëzimi Nr. 15 të Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës, datë 04.04.2008 “Për organizimin e studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë” dhe kërkesave të kohës.

Hartimi i kurrikulave merr parasysh dhe vlerëson dobishmërinë që ka për studentët përmbajtja e lëndëve të përfshira në programet e studimit duke pasur parasysh se studentët do të jetojnë edhe punojnë në një ekonomi globale, diverse dhe konkurruese.

 

Fakulteti i Drejtësisë ofron programe të ciklit të parë Bachelor (3 vite akademike, 180 Kredite/ECTS) në dy programe studimi:

  1. Drejtësi;
  2. E Drejtë Biznesi.

Dy programet e këtij cikli studimesh, ju ofrojnë kurrikulat më të pasura dhe atraktive në përgatitjen e studentëve për profesionet e ardhshme në fushën e Drejtësisë.

Share This: