Praktika – Vizita Studimore


Falë bashkëpunimit që Akademia Profesionale e Biznesit ka me aktorë vendas dhe të huaj nga fusha e drejtësisë dhe ekonomisë, bëjnë të mundur dhe realizimin e shumë vizitave studimore dhe praktikave të ndryshme profesionale. Gjatë zhvillimit të këtyre vizitave studimore, studentët kanë mundësinë të njihen me disa element të të cilët ata i studiojnë nga ana teorike, të tillë element janë:

  • Njohja me kompaninë;
  • Njohja me procesin e prodhimit;
  • Njohja me procesin e menaxhimit;
  • Njohja me procesin e ambalazhimit dhe marketingut;
  • Njohja me procesin e shitjeve;
  • Njoha me financën;
  • Njohja me procesin e mbajtjes së llogarive;
  • Njohja me proceduat ligjore, etj.

Ndërthura e teorisë me praktikën është një sukses i garantuar për studentët e së nesërmes në tregun e punës. Studentët e APB-së të cilët kanë qenë pjesë e këtyre vizitave studimore, praktikave profesionale si dhe intershipeve të ndryshme, sot janë të punësuar në pozicione kyçe në administratën publike si dhe biznese lider në Shqipëri.

Disa nga bizneset dhe institucionet ku studentët e APB-së kanë pasur mundësinë t’i vizitojnë dhe të kryejnë praktika si dhe internshipe, janë:

  • Antea Cement, Titan Group;
  • Coca Cola;
  • Dogana e Rinasit;
  • Dogana e Durrësit;
  • Kryeministria;
  • Zyra e Mbrojtjes nga Diskriminimi;
  • Gjykata Administrative;
  • Gjykata e Shkallës së Lartë;
  • Prokuroria;
  • Raiffeisen Bank;
  • First Investment Bank;
  • Instituti i Sigurimeve Shoqërore, etj.

Klikoni për më tepër informacion rreth bashkëpuntorëve tanë

Share This: