POLITIKA E PRIVATËSISË


I nderuar vizitor,

Kjo është Politika e Privatësisë së faqes zyrtare të Akademisë Profesionale të Biznesit.
Të gjithë ju që aksesoni në faqen zyrtare www.apb.edu.al  duhet të jeni dakord me këtë Politikë. Në rast të kundërt nëse nuk jeni dakord me politikën e privatësisë së institucionit, ju lutemi të mos navigoni në këtë web.

Akademia Profesionale e Biznesit është e licencuar si institucion i arsimit të lartë, privat, me statusin “Akademia Profesionale e Biznesit” (APB)  me Vendimin e Këshillit të Ministrave numër 651, datë 14.09.2011 me seli në adresën: Rr. Vangjel Noti, Nr. 25, Laprakë, Tiranë.

TË PËRGJITHSHME:

  1. Akademia Profesionale e Biznesit disponon faqe zyrtare në web, me anë të cilës transmeton dhe mbledh informacione të ndryshme.
    Nëpërmjet faqes zyrtare, APB:
  • prezanton institucionin, strukturën e tij, fakultetet, programet e studimit, stafin akademik, oferta, aktivitete, etj.
  • prezanton mundësi të ndryshme për arsimim, punësim, etj.
  1. APB e konsideron mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale si një çështje të një rëndësie të veçantë, ndaj APB është e angazhuar plotësisht në zbatimin e kuadrit ligjor dhe nënligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre.
  2. Me anë të Politikës së Privatësisë, APB ka për qëllim të informojë personat që vizitojnë faqen zyrtare të webit  në lidhje me mënyrën e mbledhjes, përpunimit, ruajtjes, si dhe masat e marra për sigurinë e të dhënave personale.
  3. Për vizitorët e faqes së webit sistemi mbledh informacione standarde të cilat kanë të bëjnë me përdorimin e faqes, klikimet e rubrikave, informacioneve, etj. Këto të dhënat personale që mblidhen nëpërmjet faqes zyrtare përpunohen për qëllimin për të cilin mblidhen në përputhje me kuadrin ligjor, nënligjor dhe këtë politikë.

 

QËLLIMI I MBLEDHJES SE INFORMACIONIT;
Ky informacion mblidhet për:

  • qëllime statistikore dhe studimi (për të treguar qasjen e vizitorëve, për të parë se cilat janë rubrikat më të ndjeshme dhe për rrjedhojë interesin e palëve të interesuara, gjithnjë pa i bërë ata të identifikueshëm);
  • qëllime analize për krijimin e shërbimeve/produkteve të reja;
  • për marrjen e qëndrimit ose pretendimeve të përdoruesve të faqes dhe palëve të interesuara dhe përdoruese në lidhje me shërbimet e APB-së.
  • APB thekson se dhënia e të dhënave tuaja personale nuk është e detyrueshme dhe është në dëshirën e çdo subjekti për të dhënë vullnetarisht informacionin e kërkuar dhe për të vijuar më tej me aplikimin për qëllimin për të cilën ajo kërkohet.
  • Të dhënat do të grumbullohen, përpunohen dhe ruhen nga APB në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 date 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, të ndryshuar dhe aktet nënligjore në fuqi. Këto veprime do të kryhen sipas parimit të respektimit dhe garantimit të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në veçanti të drejtës së ruajtjes së jetës private.

KONTAKTE;
Subjektet e të dhënave personale kanë të drejtë të kërkojnë akses në të dhënat e tyre si dhe të kërkojnë që këto të dhëna të korrigjohen apo të përditësohen në përputhje me kërkesat e nenit 13 dhe 18 të Ligjit 9887/2008 «Për mbrojtjen e të dhënave personale». Kërkesa mund të drejtohet në adresën: info@apb.edu.al.
TË TJERA;
APB rezervon të drejtën që të ndryshojë apo modifikojë këtë politike në çdo kohe, në zbatim të ndryshimeve të mundshme të legjislacionit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë.

Share This: