Njoftime


Njoftime Studentore

Urdhër

Për zvëndësimin e orëve mësimore të humbura nga datat 9-14 Janar 2017 për shkak të mbylljes së institucioneve të arsimit parauniversitar dhe universitar me qëllim ruajtjen e shëndetit të popullatës nga efektet e epidemisë së gripit.

Urdhër


Njoftim për shtyrjen e procesit mësimor

Të dashur studentë,
Bazuar në udhëzimet e Ministrisë së Arsimit si dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ju njoftojmë që procesi mësimor rifillon rregullisht në datë 16 Janar (sistemi paradite) dhe në datë 18 Janar (sistemi pasdite & masterat)
Pushime të mbara dhe kujdesuni për veten!


Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2017

Të dashur studentë, pedagogë, bashkëpunëtorë dhe miq,
Akademia Profesionale e Biznesit ju uron gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2017! Qoftë një vit i mbarë plot sfida, suksese, mirësi dhe lumturi!

Ps: Procesi mësimor rifillon sërish në datë 09.01.2017 (sistemi paradite) dhe në datë 11.01.2017 (sistemi pasdite).

Pushime të mbara dhe gëzuar festat! 🙂


Festa e Fundvitit

Me rastin e festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, Qeveria Studentore organizon një mbrëmje gala për të festuar të gjithë së bashku mbylljen e këtij fundviti.
Festa do të organizohet ditën e enjte, dt. 22 dhjetor 2016, ora 19:00 në mjediset e Vila Guza (Adresa: Rr. Ali Riza Kolonja, mbrapa Pallatit Sportit “Asllan Rusi”).
Tarifa e pjesëmarrjes është 990 lekë(të reja), ku përfshihen: cateringu, 1 pije, karaoke, foto, etj.

Për rezervime kontaktoni senatorët ose me  Ledion

Ju mirëpresim të festojmë së bashku!

 


Njoftim!

Njoftohen  të gjithë studentët e programeve Bachelor dhe Master se dita e hënë dhe e martë dt. 29-29 nëntor 2016 do të jenë ditë pushimi. Mësimi do të rifilloj rregullisht në datë 30 Nëntor 2016.

Pushime të mbara dhe gëzuar 28-29 Nëntorin! 🙂


Revista Studentore #APBMag

Qeveria Studentore në bashkëpunim dhe mbështetje të APB-së, gjatë muajit Dhjetor do të do të sjellin Nr. 5 të Revistës Studentore #APBmag.
Ftojmë të gjithë studentët për t’u pjesë e revistës me shkrime, kërkime, analiza, përkthime si dhe artikuj të ndryshëm me karakter studentor.

Klikoni për më tepër informacion


WELCOME PARTY

E Premte 18 Nëntor 2016
Për Rezervime:
Kontaktoni me përfaqësuesit e Qeverisë Studentore | Zyrën e Eventeve !
Cel. 069 88 99 999
Moscow Club Tirana


Datë 08.10.2016
Njoftim për fillimin e vitit të ri akademik 2016-2017

Të dashur studentë,
Bazuar në Urdhërin e MAS (Nr. 455, datë 06.09.2016) ju njoftojmë se viti i ri akademik 2016-2017 për programet Bachelor & Master, fillon ditën e enjte, datë 20 Tetor 2016, ora 09:00 (sistemi paradite) dhe ora 16:00 (sistemi pasdite dhe masteri)

Akademia Profesionale e Biznesit, ju mirëpret dhe ju uron suksese në këtë vit të ri akademik!

Ju mirëpresim! 🙂


Data 27.09.2016
Panairi “Work & Study”
Akademia Profesionale e Biznesit ka kënaqësinë t’ju ftojë të na vizitoni ne stendë tonëdhe të njiheni me programet si dhe ofertën tonë akademike për vitin 2016-2017 në Panairin “Work & Study” nga data 28-30 shtator, duke filluar nga ora 10:00 – 19:00 pranë Pallatit të Kongreseve.
Jeni të mirëpritur pasi buzëqeshja dhe këshillimi nuk do t’ju mungojë!


Share This: