Njësia e Sigurimit te Brendshëm të Cilësisë (NJSBC)


Raport përmbledhës i NJSBC-së për vitin akademik 2014-2015

Njësia e sigurimit të brendshëm të cilësisë (NJSBC) e Akademisë Profesionale të Biznesit çdo fund viti akademik përgatit një raport vjetor në lidhje me monitorimin dhe vlerësimin e brendshëm të cilësisë së veprimtarisë së saj.

Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (NJSBC) ka autonomi vepruese dhe akses për të gjitha të dhënat e këtij institucioni.  Roli i NJSBC është të krijojë një kulturë që synon të arrijë dhe ruajë një cilësi të lartë të veprimtarisë akademike dhe kërkimore në APB. Kjo njësi është përfshirë në mënyrë te plotë dhe të përhershme në procesin e përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë në të tëra proceset e veprimtarisë që ushtron APB.

Procesi i vlerësimit të brendshëm përfshin mbledhjen sistematike të të dhënave administrative, anketimin e studentëve dhe të diplomuarve, intervistimin e pedagogëve dhe të studentëve, rezultatet e kontrolleve periodike të realizuara nga anëtarët e NjSBC-së (syllabus lënde, procesverbal, fletë dorëzimi provimi, format dorëzimi provimi, tezë origjinale, etj).

Qëllimi përfundimtar i sigurimit të cilësisë është që të përmirësohet cilësia në mënyrë të vazhdueshme, duke promovuar besimin në mes stackholderëve.

Politika dhe procedurat  e ndjekura nga NJSBC pranë APB, për sigurimin e cilësisë:

  •      Aprovimi, monitorimi dhe shqyrtimi periodik i programeve
  • Vlerësimi i studentëve
  • Sigurimi i cilësisë së stafit mësimdhënës
  • Burimet e mësim nxënies dhe mbështetjes së studentëve
  •     Informimi i publikut

Veprimtaritë e kryera dhe objektivat e arritura nga NjSBC gjatë vitit akademik 2014-2015:

Në fushën e sigurimit të cilësisë

  • Zbatimi me përpikëri i rregullores së vlerësimit të brendshëm cilësisë në IAL APB;
  • Ka hartuar planin vjetor të realizimit të veprimtarive të vlerësimit të brendshëm në nivel institucioni;
  • Ka monitoruar në mënyrë periodike cilësinë brenda APB;
  • Ka organizuar procesin e vlerësimit të brendshëm;

Në fushën e akreditimit

NjSBC është përfshirë në procesin e vlerësimit të brendshëm të programit të studimit master i shkencave në Administrim Biznesi dhe Kontabilitet-Financë që kërkohet të kryhet prej tyre. Si rrjedhojë NjSBC është angazhuar:

  • Të përgatisë dhe të ndjekë procesin e akreditimit institucional dhe të programeve;
  • Të ruajë të dhënat e procesit të akreditimit;
  • Të bashkëpunojë me APAAL për procesin e akreditimit;
  • Të publikojë vendimet e akreditimit.

Në fushën e kërkimit dhe të zhvillimit

  • Ka nxitur vazhdimisht veprimtaritë për përmirësimin e cilësisë në APB;
  •   Është konsideruar një pikë qendrore për planifikimin institucional, përfshirë edhe përmirësimin e programeve aktuale dhe zhvillimin e programeve të reja;
  • Bashkëpunon me NJSBC të institucioneve të tjera të arsimit të lartë për të shkëmbyer përvojën dhe për të rritur cilësinë e arsimit të lartë në Shqipëri.
  • Bashkëpunon ngushtë me Komitetin Organizativ për organizimin sa më cilësor të Konferencës shkencore, që tashmë është kthyer në një traditë shumë të mirë pune.

Elementët e analizës

NJSBC ka vlerësuar për vitin akademik 2014-2015 si më poshtë:

  1. Objektivat kryesore të Akademisë Profesionale të Biznesit për vitin 2014 – 2015.
  2. Cilësia e hartimit dhe zbatimit të planeve mësimore në programet bachelor dhe master
  • Realizimi i ngarkesës mësimore
  • Kalueshmëria
  • Performanca e Institucionit
  1.  Vlerësimi i mësim nxënies dhe mësimdhënies
  • Stafi akademik
  • Studentët
  1. Vlerësimi i kërkimeve/ zhvillimit/ aktivitete kulturore-sportive.
  2. Zyra e Karrierës dhe projektimi praktikave profesionale për të dy ciklet e studimit.

Share This:

Raport i Vleresimit te Brendshem per Institucionin

Raport-i-Vleresimit-te-Brendshem-per-Institucionin

Share This:

Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (NjSBC) në Akademinë Profesionale të Biznesit është krijuar dhe funksionon në zbatim të legjislacionit shqiptar për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë, në bazë të rregullores përkatëse që përcakton veprimtarinë e NjSBC-së në fushën e sigurimit të brendshëm të cilësisë së veprimtarisë mësimore, kërkimore, administrative dhe financiare të institucionit. NjSBC-ja përbëhet nga Grupi i Ekspertëve të Vlerësimit (GEV), të cilët janë ekspertë të brendshëm të APB-së, si dhe një ekspert i jashtëm, në përshtatje me problemet që trajtohen. NjSBC-ja është përgjegjëse për vlerësimin e brendshëm të cilësisë së APB-së, në përputhje me standardet shtetërore të cilësisë dhe udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS) dhe Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsmit të Lartë (APAAL). Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (NJSBC) ka autonomi vepruese dhe akses për të gjitha të dhënat e këtij institucioni.  Roli i NJSBC është të krijojë një kulturë që synon të arrijë dhe ruajë një cilësi të lartë të veprimtarisë akademike dhe kërkimore në APB. Kjo njësi është përfshirë në mënyrë te plotë dhe të përhershme në procesin e përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë në të gjitha proceset e veprimtarisë që ushtron APB.

Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë përbëhet nga:

  • Enis FITA, Kryetar;
  • Ilirjana NANO, Zv. Kryetar;
  • Danja HOBDARI, Anëtar;
  • Irsida RUSI, Anëtar;
  • Ledio Shyti, Anëtar;
  • Adela Çulani, Anëtar.

Njësia e sigurimit të brendshëm të cilësisë e APB çdo fund viti akademik përgatit një raport vjetor në lidhje me monitorimin dhe vlerësimin e brendshëm të cilësisë së veprimtarisë së saj.

Procesi i vlerësimit të brendshëm përfshin mbledhjen sistematike të të dhënave administrative, anketimin e studentëve dhe të diplomuarve, intervistimin e pedagogëve dhe të studentëve, rezultatet e kontrolleve periodike të realizuara nga anëtarët e NjSBC-së (syllabus lënde, procesverbal, fletë dorëzimi provimi, format dorëzimi provimi, tezë origjinale, etj).

Qëllimi përfundimtar i sigurimit të cilësisë është që të përmirësohet cilësia në mënyrë të vazhdueshme, duke promovuar besimin në mes stackholderëve.

Politika dhe procedurat  e ndjekura nga NjSBC pranë APB-së, për sigurimin e cilësisë:

  • Aprovimi, monitorimi dhe shqyrtimi periodik i programeve;
  • Vlerësimi i studentëve;
  • Sigurimi i cilësisë së stafit mësimdhënës;
  • Burimet e mësim nxënies dhe mbështetjes së studentëve;
  • Informimi i publikut.

Veprimtaritë e kryera dhe objektivat e arritura nga NjSBC gjatë vitit akademik 2014-2015:

Në fushën e sigurimit të cilësisë

  • Zbatimi me përpikëri i rregullores së vlerësimit të brendshëm cilësisë në IAL-në e APB-së;
  • Ka hartuar planin vjetor të realizimit të veprimtarive të vlerësimit të brendshëm në nivel institucioni;
  • Ka monitoruar në mënyrë periodike cilësinë brenda APB;
  • Ka organizuar procesin e vlerësimit të brendshëm.

Në fushën e akreditimit

NjSBC është përfshirë në procesin e vlerësimit të brendshëm të programit të studimit master shkencor në Administrim Biznesi dhe Kontabilitet-Financë që kërkohet të kryhet prej tyre. Si rrjedhojë NjSBC është angazhuar:

  • Të përgatisë dhe të ndjekë procesin e akreditimit institucional dhe të programeve;
  • Të ruajë të dhënat e procesit të akreditimit;
  • Të bashkëpunojë me APAAL për procesin e akreditimit;
  • Të publikojë vendimet e akreditimit.

Në fushën e kërkimit dhe të zhvillimit

  • Ka nxitur vazhdimisht veprimtaritë për përmirësimin e cilësisë në APB;
  • Është konsideruar një pikë qendrore për planifikimin institucional, përfshirë edhe përmirësimin e programeve aktuale dhe zhvillimin e programeve të reja;
  • Bashkëpunon me NJSBC të institucioneve të tjera të arsimit të lartë për të shkëmbyer përvojën dhe për të rritur cilësinë e arsimit të lartë në Shqipëri;
  • Bashkëpunon ngushtë me Komitetin Organizativ për organizimin sa më cilësor të Konferencës shkencore, që tashmë është kthyer në një traditë shumë të mirë pune.

Elementët e analizës

NJSBC ka vlerësuar për vitin akademik 2014-2015 si më poshtë:

  1. Objektivat kryesore të Akademisë Profesionale të Biznesit për vitin 2014 – 2015;
  2. Cilësia e hartimit dhe zbatimit të planeve mësimore në programet bachelor dhe master;
  •  Realizimi i ngarkesës mësimore;
  •  Kalueshmëria;
  •  Performanca e Institucionit.
  1. Vlerësimi i mësim nxënies dhe mësimdhënies;
    1. Stafi akademik;
    2. Studentët.
  1. Vlerësimi i kërkimeve/ zhvillimit/ aktivitete kulturore-sportive;
  2. Zyra e Karrierës dhe projektimi praktikave profesionale për të dy ciklet e studimit;

Share This: