Mjediset


Facilitetet kanë padyshim një rol jo pak të rëndësishëm në përmbushjen e misionit dhe objektivave të APB-së, të tilla si burimet materiale, logjistika dhe shërbime të tjera për studentët. Godina katërkatëshe e APB-së ndodhet në një pozicion mjaft të favorshëm, e aksesueshme lehtësisht nga ana e studentëve duke krijuar mundësinë për të realizuar me efektivitet të lartë veprimtarinë edukuese, mësimore e shkencore. Godina e Akademisë Profesionale të Biznesit identifikohet si një tërësi hapësirash me funksione të përcaktuara qartë, jo vetëm në shërbim të procesit mësimor, por edhe të formimit praktik për të gjitha programet dhe gjitha shërbimeve të domosdoshme të lidhura me to.

Mjediset e brendshme janë moderne me hapësira  shumë funksionale për zhvillimin e të gjitha veprimtarive universitare. Leksionet, seminaret dhe laboratorët zhvillohen në salla me pajisje audiovizuale, që lehtësojnë procesin e mësimdhënies dhe komunikimin pedagog-studentë.

APB ka në total një sipërfaqe rreth 3000m², nga ku sipërfaqe ndërtimi është mbi 2000m² duke plotësuar kështu normativën e sipërfaqes së shfrytëzueshme të përcaktuar nga ligji, me një mesatare prej rreth 4 m²/student.

Në mjediset tona përfshihen:

  • Salla të mëdha, moderne dhe të përshtatshme leksionesh dhe seminaresh;
  • Zyra për stafin akademik, punonjësit e administratës dhe stafin mbështetës me të gjitha pajisjet e nevojshme;
  • Salla moderne kompjuterësh, ku ofrohet falas shërbimi i internetit si për studentët ashtu edhe për stafin akademik si dhe punonjësit mbështetës;
  • Biblioteka, libraria dhe salla leksionesh;
  • Internet kafe si dhe mjedise të gjelbërta dhe relaksuese.

Share This: