Konferenca Ndërkombetare


Më datë 14 qershor 2013, APB zhvilloi Konferencën e I Ndërkombëtare Shkencore “Zhvillimet bashkëkohore, Sfida dhe perspektiva”, në të cilën morën pjesë personalitetet të larta të fushës se drejtësisë dhe ekonomisë. Profesorë të huaj nga Universiteti i Krajovës Rumani, Universiteti i Bolonjës Itali, Universiteti i Athinës Greqi, sikurse edhe profesorët e APB-së, referuan dhe demonstruan një nivel të lartë profesional shkencor. Në këtë konferencë na nderoi me pjesëmarrjen e tij edhe konsulli i Shtetit të Izraelit z. Abraham Lev Louis.

Në konferencë u paraqitën  32 punime shkencore me karakter studimor, analitik dhe empirik, ndër to 5 postera, të përzgjedhura dhe miratuara nga një bord shkencor me pjesëtarë akademikë të shquar vendas dhe të huaj. Konferenca u përshëndet edhe nga një i ftuar special, Z. Florion MIMA – Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, i cili në fjalën e tij theksoi se asgjë nuk ecën përpara pa mendimin e thelluar akademik   si dhe rëndësinë për të identifikuar sektor potencial në zhvillimin e ekonomisë, hartimin e politikave për mbështetjen për mbështetjen e tyre si dhe krijimin e një klime të favorshme për thithjen e investimeve të huaja direkte në vendin tonë.

Më pas pjesë e përshëndetjeve ishin edhe profesorë dhe akademik të shquar të huaj pjesëmarrës në këtë event, si: Prof. Dr. Julian NEDELCU – Universiteti i Krajovës,(Rumani), Prof. Massimo BIANCHI  – Universiteti i Bolonjës, (Itali) si dhe Prof. Dr. Ionel BUSE. Në fund konferenca i mbylli punimet e saj me sukses ku dhe punimet e saj u publikuan në Proceedings Book.

Në datë 29 prill 2014, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, akademia Profesionale e Biznesit organizoi seancën plenare të Konferencës së II Ndërkombëtare Shkencore “Ndryshimi Global – Impakti Ekonomik dhe Ligjor”  për të vazhduar më pas sipas axhendës së saj me dy seksionet e ndara sipas fakulteteve në mjediset e Akademisë.

Në konferencë morën pjesë personalitete të larta të botës akademike dhe sferës profesionale nga fusha e ekonomisë dhe drejtësisë sikurse edhe profesorët e APB-së, të cilët demonstruan një nivel të lartë shkencor dhe profesional përmes problematikave që trajtuan në referatet shkencore që i përcollën auditorit të konferencës.

Konferenca pati një audiencë ndërkombëtare të akademikëve të shquar vëndas si dhe të huaj, nga Universiteti Britanik i Dubait, Universiteti i Birmingramit, Universiteti i Krajovës, Universiteti i Bolonjës, Universiteti i Tetovës, Universiteti i Prishtinës, si dhe  specialistëve të fushave përkatëse, të cilët dhanë përmes punimeve dhe studimeve ë tyre një kontribut me vlerë mbi problematikat dhe sfidat globale në fushën e biznesit dhe të së drejtës.

Në konferencë u paraqitën 35 punime shkencore me karakter studimor analitik dhe empriki, ndër to 2 postera, të seleksionuara dhe miratuara nga një bord shkencor me pjesëtarë  akademik dhe profesorë të shquar vendas dhe të huaj. Konferenca u përshëndet dhe nga të ftuar specialë, siç ishte: Zv. Ministër i Arsimit dhe Sporteve, Znj. Nora MALAJ, e cila përshëndeti në emër të Ministres së Arsimit dhe Sportit, Rektori i Universitetit të Krajovës, Prof. Dan Claudin DANISOR si dhe Z. Arthur RUMBLE përfaqësues i Dhomës së Avokatisë Britanike.

Ditën  e shtunë, datë 25 prill 2015, Akademia Profesionale e Biznesit zhvilloi Konferencën e III Ndërkombëtare Shkencore “Sustainable Development and Life Quality Improve in Albania toward EU Integration process”. Qëllimi kryesor i konferencës ishte jo vetëm krijimi dhe sigurimi i një qasje akademike dhe profesionale por dhe nxitja e diskutimit mbi zhvillimet më të rëndësishme të sotme me fokus në ekonomi dhe drejtësi mbi zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetës, si dhe të krijimit të një rrjeti të qëndrueshëm komunikimi ndërmjet akademikëve, profesionistëve dhe sipërmarrjes.

Në këtë konferencë na nderuan me pjesëmarrjen e tyre të ftuar të shumtë special, duke filluar nga Zv. Ministria e Arsimit dhe Sportit, Znj. Nora MALAJ, partnerët tanë akademik nga Britania e Madhe MA (hons). Andi ZDAN-MICHAJLOWICZ, nga Universiteti i Sofies – Bullgari Prof. Dr Svetoslav ZANEV, nga Universiteti i Sienës – Itali, Prof. Dr. Andrea RAGUSA, nga Universiteti i Bolonjës – Itali, Dr-ssa Manuela MALUCELLI, nga Universiteti i Kievit – Ukrainë, Prof. Dr. Natalia Kalashnyk, përfaqësues nga Business Albania, TITAN Grup si dhe përfaqësues të lartë dhe pedagogë nga universitetet në vend, përfaqësues nga ambasadat e  akredituara në Tiranë, si dhe nga institucione dhe ente të administratës publike dhe private.

Në seancën plenare të konferencës e cila u mbajt në Muzeun Historik Kombëtar, përshëndetjen e punimeve e çelën me radhë:

  • Fjala e mirëseardhjes dhe e përshëndetjes – Dr. Ylber Bezo, Rektor i APB-së;
  • Fjala përshëndetëse e Znj. Nora Malaj – Zv. Ministre e Arsimit dhe Sportit;
  • Dr. Andrea Ragusa – Universiteti i Sienës, Itali;
  • Dr. Sveoslav Zanev – Universiteti i Sofies, Bullgari;
  • M(hons). Andi Zdan-Michajlowicz – CEO Chroland Association, Ltd, UK;
  • Dr. Nataliia Kalashnyk – Universiteti i Kievit, Ukrainë;
  • Koli Sinjari – Business Albania
  • Stela Pepa – Menaxhere, Titan, Antea Cement.

Në seancën plenare u mbajtën dy referate nga profesorët e huaj të ftuar në konferencë:

  1. Prof. Dr. Andrea Ragusa: “Un nuovo volo per le aquile: il patrimpnio culturale d’Altra costruzione identitaria ed oporunita economica”
  2. MA(hons). Andi Zdan-Michajlowicz: “Services quality – Important Factors for Economic Development”

Më tej në pjesën e tretë dhe përmbyllëse të kësaj seance plenare u zhvillua dhe një moment ku ndamë emocionalisht me të gjithë disa çaste festive dhe aktivitete promovuese nga jeta studentore, të tilla si: Vlerësimi me certifikatë mirënjohje studentëve të Fakultetit të Drejtësisë, të cilët u renditën në vendin e 2-të në konkursin universitar kombëtar mbi “Të Drejtën e Autorit”, në kuadër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale; Promovimi i librit “Manuali i Mjekësisë Ligjore” i autorit Prof. Dr. Bardhyl Çipi, një bashkëpunëtor i hershëm i rrugëtimit akademik të APB-së; Vlerësimi dhe mirënjohja për studentët tanë Flogerta Krypi dhe Orgest Shehu, për meritat e veçanta si aktivist dhe organizues projektesh rinore brenda dhe jashtë vendit dhe për talentin e tyre të spikatur letrar si botues të rinj në romane dhe poezi; Vlerësimi me certifikatë mirënjohje skuadrës përfaqësuese të APB-së, e cila arriti deri në gjysmëfinalen e Ligës Universitare të Futbollit të Sallës si dhe dhënia e  trofeut nga organizatorët  e këtij eventi për lojtarin më të mirë të kampionatit, kapitenit tonë Klodian Shehi.

Më pas , pranë mjediseve të APB-së vijuan punimet e konferencës në dy seksione përkatësisht të Fakultetit të Ekonomisë dhe atij të Drejtësisë. Në këto seksione pati referime të shumta nga profesorë  vendas dhe të huaj, të cilët vunë theksin në rëndësinë e përvojave në diskutim, modeleve të pohimit si dhe propozimeve të paraqitura lidhur me zhvillimin e qëndrueshëm  dhe përmirësimin e cilësisë së jetës përmes proceseve integruese të Ballkanit në BE.

Ditën e premte, datë 22 prill 2016, Akademia Profesionale e Biznesit zhvilloi Konferencën e IV Ndërkombëtare Shkencore “REFORMS IN ECONOMY AND JUSTICE , CONDITIONS AND CHALLENGE FOR ALBANIA’s EUROPEAN PERSPECTIVE”. Objektivi kryesor i konferencës ishte jo vetëm krijimi dhe sigurimi i një qasje akademike dhe profesionale por dhe nxitja e diskutimit mbi zhvillimet më të rëndësishme të sotme me fokus në ekonomi dhe drejtësi mbi interesat, synimet, programet, objektivat politike dhe ato qeverisëse që ka vendi ynë me synim aderimin me të drejta të plota në Bashkimin Europian.

Në këtë konferencë na nderuan me pjesëmarrjen e tyre të ftuar të shumtë special, duke filluar nga Zv. Ministri i Arsimit dhe Sportit Z. Redi SHTINO, partnerët tanë akademikë nga Britania e Madhe MA (hons) Andy Zdan-Michajlowicz dhe Mr. Quentin Crowe, përfaqësues nga Dhoma  e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, nga Titan Antea Cement, përfaqësues të lartë dhe pedagogë nga universitete në vend, përfaqësues nga ambasadat e akredituara në Tiranë, si dhe nga institucione dhe ente të administratës publike dhe private.

Në seancën Plenare të konferencës e cila u mbajt në mjediset e Akademisë Profesionale të Biznesit, përshëndetën celjen e punimeve me rradhë: Prof.As. Dr. Ylber Bezo President i APB; Prof.Dr Irakli Kocollari Rektor i APB;  Z. Redi Shtino Zv. Ministër i Arsimit dhe Sportit; Znj. Flutura Xhabija, Presidente e Shoqatës së Grave Sipërmarrëse në Shqipëri. Në këtë seancë u mbajtën disa referate: Prof. Dr. Irakli Koçollari – “Byroja kombëtare e hetimit – Një strukturë e paqartë përballë korrupsionit qartësisht veprues”; Prof. Quentin Crow – “The importance of marketing in a global economy” dhe Prof. Andy Zdan-Michajlowicz – “Some theoretical and practical aspects on branding and brand management” etj.

Më pas, pranë mjediseve të Akademisë vijuan punimet e konferencës në dy seksionet, përkatësisht të Fakultetit të Ekonomisë dhe të Drejtësisë ku referimet e shumta nga profesorë të huaj dhe vendas, vunë theksin në rëndësinë e përvojave, modeleve si dhe propozimeve të paraqitura lidhur me reformat në ekonomi dhe drejtësi, në kuadër të proceseve integruese të vendit tonë në BE.

Gjithçka përfundoi në lartësinë dhe standardin më të lartë të mundshëm falë punës dhe përkushtimit të stafit akademik të Akademisë që nga nivelet drejtuese, akademikëve, qeverisë studentore si dhe studentëve tanë, e deri te stafi mbështetës për punën e palodhur dhe shumë të çmuar që dhanë për këtë event mjaft të rëndësishëm për Akademinë Profesionale të Biznesit.

Share This: