Konferenca Kombëtare


Në datën 04.06.2015 në mjediset e Akademisë Profesionale të Biznesit u zhvillua

 Konferenca Shkencore Kombëtare

me temë

“Pushteti Gjyqësor dhe Integrimi Europian i Shqipërisë”

 

Përfaqësues të panelit ishin personalitete të rëndësishëm të fushës së drejtësisë. Më konkretisht:

  1. Amarildo Laci(Gjyqtar në Gjykatën e Krimeve të Rënda)
  2. Gazmend Sulaj(Përfaqësues nga Gjykata e Krimeve të Rënda)
  3. Gentian Tërnova(Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda)
  4. Granit Shahu(Prokuror në Prokurorin e Rrethit Tiranë)
  5. Dr. Bledar Ilia(Moderator / Pedagog i Akademisë Profesionale të Biznesit)

Gjatë konferencës u diskutua rreth problemeve që karakterizojnë sistemin tonë të drejtësisë, reforma në sistemin e drejtësisë, përshtatja e legjislacionit tonë me atë të gjykatave europiane, shmangia e korrupsionit, etj.

Më konkretisht Gjyqtari Amarildo Laci vuri theksin rreth disa çështjeve të rëndësishme të tilla si: Reformimi i Sistemit të Drejtësisë dhe Sistemit Gjyqësor; Domosdoshmëria e rekrutimit të Gjyqtarëve me përvojë dhe jo në bazë të bindjeve politike; Problematika lidhur me mungesën e personelit dhe fluksi i çështjeve në shqyrtim; si dhe rëndësia e mbështetjes në praktikat e gjykatës së Strazburgut.

Lidhur me problematikat dhe sfidat e organit të akuzës në Shqipëri, fjalën e mori Prokurori Gentian Tërnova, i cili theksoi një sërë çështjesh me rëndësi për mirëfunksionimin e organit të prokurorisë në të gjitha nivelet e saj të tilla si: Garantimi i procedurave penale; Profesionalizmi dhe shmangia e korrupsionit; Kohëzgjatja e proceseve gjyqësore; Mungesa e informimit; Stabiliteti i institucioneve; si dhe nevojën e hartimit të proceseve standarde.

Përveç temave të diskutimit, të shumtë ishin studentët e APB-së të cilët drejtuan disa pyetje për t’u njohur më mirë me institucionet, karakteristikat dhe problematikat e tyre. Aktiviteti u mbyll me një foto në ambientet e jashtme, tashmë kjo traditë e APB-së.

Akademia Profesionale e Biznesit zhvilloi Konferencën Mjedisore me temë: “Mbrojtja e Mjedisit dhe Sfidat e Menaxhimit: Përgjegjësia e Biznesit në Çështjet Mjedisore”

Akademia Profesionale e Biznesit në bashkëpunim me Antea Cement (Titan Group), zhvilloi më datë 29 Prill 2016, konferencën me temë “Mbrojtja e Mjedisit dhe Sfidat e Menaxhimit: “Përgjegjësia e Biznesit në Çështjet Mjedisore”. Kjo konferencë adresoi praktikat bashkëkohore të menaxhimit mjedisor mes një paneli të specializuar folësish të fushës së menaxhimit mjedisor, si  Znj. Stela Pepa, Menaxhere e Mjedisit pranë kompanisë Antea Cement, Znj. Flora Myftari, Menaxhere e Mjedisit pranë kompanisë Coca-Cola, si dhe Znj. Vilma Kola, Specialiste pranë Agjencisë së Monitorimit të Mjedisit GR Albania.

Seksioni i parë i konferencës informoi auditorin mbi problematikën mjedisore në vendin tonë si dhe ofroi shembuj konkret të praktikave më të mira të menaxhimit mjedisor të aplikuara nga kompanitë leader në fushat e prodhimit industrial që operojnë në Shqipëri. Ekspertët e fushës i ofruan auditorit mundësinë të njiheshin më nga afër me metodat dhe mekanizmat e aplikuara në monitorimin e burimeve natyrore si ajri, uji dhe toka.

Seksioni i dytë i konferencës preku çështjet e legjislacionit vendas si dhe hapësirat që ai ofron për risi në menaxhimin e frytshëm mjedisor. Ekspertet e kompanive sollën shembuj konkret nga eksperienca e investimeve të kryera në kompanitë e tyre për të minimizuar impaktin e ndotjes dhe shfrytëzimit mbi ambientin duke e përmirësuar dhe e bërë atë më të qëndrueshëm.

Akademia Profesionale e Biznesit synon t’u ofroj studentëve dhe aktorëve të interesuar nga bota e akademisë dhe biznesit, një perspektivë të informuar mbi rëndësinë e mjedisit si faktor kyç i zhvillimit të qëndrueshëm duke mbështetur aktivitete të tilla në të ardhmen.

Konferenca e III Kombëtare Shkencore
me temë
“Zhvillimet ekonomike dhe juridike në Shqipëri në kuadër të procesit të negociimit për anëtarësim në BE”

Më datë 21 prill 2017 në mjediset e Akademisë Profesionale të Biznesit u mbajt Konferenca e III Kombëtare Shkencore me temë “Zhvillimet ekonomike dhe juridike në Shqipëri në kuadër të procesit të negociimit për anëtarësim në BE”.
Kjo konferencë vjen në një moment të rëndësishëm për sa i përket zhvillimeve të kohëve të fundit në vendit tonë në dy fushat kryesore, siç është ekonomia dhe drejtësia si dhe ndikimi i tyre në procesin e negocciimit për anëtarësim në BE.
Në këtë konferencë morën pjesë figura të nderuara akademike, siç janë: Prof. Dr. Leando Haxhi, Prof. Dr. Bardhyl Çipi, Prof. Dr. Myslym Osmani, Prof. Dr. Vjollca Bakiu, etj., Zv. Minister i Arsimit Znj. Nora Malaj, si dhe përfaqësues nga Universiteti i Durrësit “Aleksandër Moisiu”, Universiteti i Mjekësisë, Zyra e Avokatit të Popullit, Presidenca, Institute, Banka, OJF, etj.
Gjatë konferencës u trajtuan tematika të ndjeshme dhe shumë të rëndësishme për vendit tonë, siç janë “Reforma në Sistemin e Drejtësisë”, “Ndryshimet Kushtetuese dhe zgjedhja e Presidentit”, “Procesi i Screening”, “Lufta kundër Terrorizmit”, “Edukimi ligjor i të rinjve”, “Problemi i pronësisë në Shqipëri”, “Kontratat e partneritetit publik-privat”, “Auditimi i shërbimeve të konsulencës”, “Nevoja dhe dobia e mbajtjes së kontabilitetit në bujqësinë moderne”, “Nevoja për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në turizëm”, etj, etj.

APB dëshiron të falënderoj të gjithë profesorët e nderuar pjesëmarrës, të ftuarit, studentët, stafin organizativ dhe të gjithë kontribuuesit në këtë konferencë.

 

Share This: