Konferenca e III Kombëtare Shkencore


Më datë 21 prill 2017 në mjediset e Akademisë Profesionale të Biznesit u mbajt Konferenca e III Kombëtare Shkencore
dsc_0039me temë “Zhvillimet ekonomike dhe juridike në Shqipëri në kuadër të procesit të negociimit për anëtarësim në BE”.
Kjo konferencë vjen në një moment të rëndësishëm për sa i përket zhvillimeve të kohëve të fundit në vendit tonë në dy fushat kryesore, siç është ekonomia dhe drejtësia si dhe ndikimi i tyre në procesin e negocciimit për anëtarësim në BE.

Në këtë konferencë morën pjesë figura të nderuara akademike, siç janë: Prof. Dr. Leando Haxhi, Prof. Dr. Bardhyl Çipi, Prof. Dr. Myslym Osmani, Prof. Dr. Vjollca Bakiu, etj., Zv. Minister i Arsimit Znj. Nora Malaj, si dhe përfaqësues nga Universiteti i Durrësit “Aleksandër Moisiu”, Universiteti i Mjekësisë, Zyra e Avokatit të Popullit, Presidenca, Institute, Banka, OJF, etj.

dsc_0046dsc_0095Gjatë konferencës u trajtuan tematika të ndjeshme dhe shumë të rëndësishme për vendit tonë, siç janë “Reforma në Sistemin e Drejtësisë”, “Ndryshimet Kushtetuese dhe zgjedhja e Presidentit”, “Procesi i Screening”, “Lufta kundër Terrorizmit”, “Edukimi ligjor  i të rinjve”, “Problemi i pronësisë në Shqipëri”, “Kontratat e partneritetit publik-privat”, “Auditimi i shërbimeve të konsulencës”, “Nevoja dhe dobia e mbajtjes së kontabilitetit në bujqësinë moderne”, “Nevoja për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në turizëm”, etj, etj.

APB dëshiron të falënderoj të gjithë profesorët e nderuar pjesëmarrës, të ftuarit, studentët, stafin organizativ dhe të gjithë kontribuuesit në këtë konferencë.

Share This: