Konferenca e 3të Kombëtare


logo-apb

Address:Rr.“ Vangjel Noti” Nr 25, Laprakë, Tiranë. Tel. 04 2 454 893. Mob: 067 40 08 880; 0674008881: 067 40 63 042.

Web: www.apb.edu.al. Email: info@apb.edu.al

Tiranë, 18.01.2017

Thirrje për punime

KONFERENCA E 3KOMBËTARE

21 Prill 2017

 Tiranë, Shqipëri

Zhvillimet ekonomike dhe juridike në Shqipëri në kuadër të procesit të negocimit për antarësim në BE

 

Akademia e Profesionale e Biznesit ka kënaqësinë të ftojë për paraqitje me punime në Konferencën 3-të Kombëtare “Zhvillimet ekonomike dhe juridike në Shqipëri në kuadër të procesit të negocimit për antarësim në BE” më 21 Prill 2017.

Mbështetur në interesat, synimet, programet, objektivat politike dhe ato  qeverisëse që ka vëndi ynë me synim aderimin me të drejta të plota në Bashkimin Europian, mendojmë se për realizimin e tyre nuk do të mjaftonin vetëm përpjekjet institucionale në zhvillimin e reformave dhe plotësimin e  standardeve ligjore, politike, ekonomike, organizative, etj. Është nevojë dhe kusht sine qua non pjesmarrja aktive dhe tërheqja e domosdoshme e mendimit të avancuar shkencor të rretheve akademike dhe e qëndrave kërkimore shkencore, për të prezantuar mendimin e tyre elitar rreth standardeve bashkëkohore dhe dimensionit europian në të gjitha këto fusha.

Qëllimi kryesor i konferencës është të sigurojë një qasje akademike dhe profesionale si dhe të nxisë diskutimin mbi zhvillimet më të rëndësishme të sotme me fokus në ekonomi dhe drejtësi mbi dinamikat e zhvillimeve ekonomike dhe juridike në kuadër të negociimit të Shqipërisë për antarësim në BE, si dhe të vendosë një rrjet të qendrueshën ndërmjet akademikëve, profesionistëve dhe biznesit. Hapja e negociatave në proceset integruese të Bashkimit Europian është synimi kryesor për Ballkanin Perëndimor, përfshirë dhe Shqipërinë, në rrugën për anëtarësim në BE.

Konferenca ka një shtrirje të dyfishtë, në studimet në fushat e drejtësisë dhe ekonomisë duke nxitur bashkëpunimin në punime shumëdisiplinore. Bazuar në këto të dhëna, konferenca do të fokusohet në këto çështje kryesore:

Çështje në Ekonomi:

  • Organizimi dhe inovacioni i biznesit;
  • Shqipëria dhe procesi i zhvillimit të qendrueshëm;
  • Dinamika e parteneritetit publik-privat;
  • Ndikimi i BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor mbi zhvillimin e qëndrueshëm;
  • Qeverisja e korporatave, performanca, ndërmarrjet dhe modelet organizative;
  • Modelet e rritjes ekonomike dhe sfidat e së ardhmes;
  • Zhvillimi i ndërmarrjeve vendore dhe rajonale;
  • Integrimi dhe harmonizimi fiskal;
  • Investimet e huaja direkte;
  • Llogaria e gjelbër dhe zhvillimi i qendrueshëm;
  • Manaxhimi i burimeve njerëzore dhe ndërmarrjet;
  • Skemat e financimit të sigurimeve dhe pensioneve;
  • Politikat e sektorit publik;
  • Remitancat dhe ndikimi i tyre në Shqipëri;
  • Performanca e SME-ve dhe rëndësia e tyre në procesin integrues;
  • Marketingu i institucioneve financiare;
  • Marketingu i Mediave Sociale.

Çështje në Drejtësi:

  • Reforma në drejtësi dhe hapja e negociatave për anëtarësim;
  • Plotësimi i pesë prioriteve kyçe dhe opinioni i ri i Komisionit Europian;
  • Përafrimi i legjislacionit: çështje themelore e MSA-së dhe e anëtarësimit në BE;
  • Lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve, kapitalit dhe shërbimeve dhe pasojat e pasanëtarësimit;
  • Të drejtat shoqërore dhe ekonomike në dokumentet kushtetuese;
  • Punësimi dhe kodi i punës;
  • Integrimi social dhe qytetaria e BE-së;
  • Pensionet dhe reforma e financimit të pensioneve;
  • Drejt ligjit privat të BE-së;
  • Drejt zones së Të Drejtës së Përbashkët Europiane;
  • E drejta administrativa e BE-së;
  • Harmonizimi i ligjit fiskal dhe i taksave;
  • Autoritetet e pavarura në Shqipëri dhe në BE;
  • Të drejtat e pronësisë intelektuale;
  • Partneriteti publik – privat;
  • Strategjia për energjinë drejt BE-së;
  • Kodi penal mbi mbrojtjen e burimeve natyrore;
  • E drejta e pronës, manaxhimi i tokës dhe burimeve ujore.

 

BORDI SHKENCOR I KONFERENCËS

  1. Prof. Dr. Irakli Koçollari, Rektor, Akademia Profesionale e Biznesit, Kryetar
  2. Prof. As. Dr. Ylber Bezo, Zv. Rektor, Akademia Profesionale e Biznesit, Shqipëri,
  3. Prof. Dr. Leandro Haxhi, Akademia Profesionale e Biznesit, Shqipëri
  4. Prof. Dr. Bardhyl Çipi, Universiteti i Tiranës, Shqipëri
  5. Prof. Dr. Skënder Kaçupi, Universiteti i Tiranës, Shqipëri
  6. PhD.  Efrat Keden-Tahar, University of Haifa, Israel
  7. Prof. As. Dr. Andrea Ragusa, University of Siena, Italy
  8. MA. (hon) Andy Zdan- Michajlowicz, Chroland Assoc. Ltd, UK
  9. PhD. Nataliia Kalashnyk, University of Kiev, Ukraina
  10. Prof. As .Dr. Pjetër Ndreca, Dekan, Akademia Profes.  e Biznesit, Shqipëri
  11. Prof. As. Dr. Simon Gega, Dekan, Akademia Profes.  e Biznesit, Shqipëri
  12. Prof. As.Dr. Remzi Keco, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Shqipëri
  13. Prof. Dr. Juliana Latifi, Këshilltare ligjore, Kuvendi i Shqipërisë
  14. Prof. Dr. Massimo Bianchi, University of Bologna, Italy
  1. Univ.Dr. Dan Claudiu DANISOR, Rector, University of Craiova, Romania
  2. Univ.Dr. Lucian SAULEANU, Professor, University of Craiova, Romania

 KOMITETI ORGANZIZATIV

  1. Dr. Ardi Bezo, Kryetar
  2. Dr. Enis FITA
  3. Dr. Ariet MALAJ
  4. Dr. Ilirjana NANO
  5. Dr. Danja HOBDARI
  6. Dr. Rezart DIBRA
  7. Dr. Irsida RUSI

 

PARAQITJA E PUNIMEVE DHE DISKUTIMEVE

Konferenca do të zhvillohet në séancë plenare dhe në panele të veçanta. Çdo folës (përveç folësve kryesorë) kanë në dispozicion 15-20 minuta për të paraqitur çeshtjet dhe përfundimet e tyre. Pas paraqitjes së punimeve çdo sesion do të ketë një moderator, që flet mbi punimin dhe drejton diskutimet. Pjesëmarrësit (autorët) duhet t’i paraqesin vetë punimet e tyre gjatë sesioneve të paneleve.

UDHEZIME PER ABSTRAKTET E AUTOREVE

Abstrakti nuk duhet të ketë më shumë se 300-350 fjalë dhe të tregojë qartë qëllimin, metodologjinë dhe përfundimet e punimit. Autorët mund të tregojnë çeshtjen e konferences në të cilën kanë punimin dhe të japin 4-5 fjalë kyçe. Jeni të lutur të jepni emrin, titullin ose gradën, adresën e plotë, përkatësinë dhe çeshtjen e konferences. Abstraktet duhet të dërgohen me e-mail tek adresa conference2017@apb.edu.al . Gjuhët e konferences janë shqip dhe anglisht.

DATA TE RENDESISHME

  • 1 mars 2017 Afati për dorëzimin e abstrakteve
  • 8 mars 2017 Njoftimi i pranimit të abstrakteve
  • 21 mars 2017 Afati i dorëzimit të punimeve
  • 5 prill 2017 Njoftimi për pranimin e punimeve

 TARIFAT DHE DETAJE TE TJERA

Tarifa e pjesëmarrjes në konference me punim individual është 50 EURO (7.000 ALL), ndërsa për punime me bashkautorësi, për çdo autor tjetër tarifa është + 20 EURO. Tarifa përfshin certifikatën e pjesëmarrjes, një kopje të materialeve të konferences (Proceedings Book), pushimet e kafesë dhe drekën e konferences (22 prill 2017).

VENDI

Akademia Profesionale e Biznesit, Tiranë, Shqipëri

KONTAKTET

Për pyetje ose informacione lidhur me konferencën lutemi të kontaktoni në adresën conference2017@apb.edu.al. Lutemi vizitoni faqen tonë: http://www.apb.edu.al

Programin e detajuar për zhvillimin e punimeve të Konferencës do t’ua njoftojmë së afërmi.

 

Jeni të mirëpritur!

 

 

 

Rektori i APB

Prof. Dr. Irakli KOÇOLLARI

Share This: