Kërkimi Shkencor


Për sa i përket politikave të kërkimit shkencor, Akademia Profesionale e Biznesit ka në organikën e saj Qendrat Kërkimore-Shkencore për të dy fakultetet respektive, me qëllim realizimin e disa objektivave:

  • Koordinimin e veprimtarisë mësimore dhe kërkimore në respekt të autoritetit dhe integritetit personal dhe profesional të stafit akademik;
  • Inkurajimin e të gjitha nismave kërkimore dhe shkencore të stafit akademik në funksion të zhvillimit të profilit të institucionit;
  • Krijimin e një sinergjie të gjallë aktive me organizata të specializuara kërkimore, brenda dhe jashtë vendit;
  • Materializimin e përpjekjeve për bashkëpunime në fushën e kërkimit shkencor në nivel ndërkombëtar;
  • Evoluimin e kërkimit shkencor, duke qenë në linjat e kërkesave të kohës;
  • Përcaktimin e përparësive në fushën e kërkimit shkencor dhe duke garantuar të ardhmen e kërkimit;
  • Nxitjen e stafit, në kuadër të kualifikimit të vazhdueshëm, për të marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.

Gjithashtu, stafi akademik i APB-së është vazhdimisht i angazhuar për të ndjekur shkallët e kualifikimit shkencor, për t’u përfshirë në punën kërkimore shkencore në funksion të procesit mësimor dhe në të mirë të ekonomisë së vendit. Disa prej tyre janë pjesë e disa projekteve kërkimore në shkallë kombëtaret të financuara nga organizma ndërkombëtare si USAID, UNDP, World Bank, etj. Përveçse kësaj, ata janë të angazhuar edhe me punën shkencore nëpërmjet kërkimit dhe botimeve si:

  • Botime në Revistat shkencore brenda dhe jashtë vendit;
  • Konferencat shkencore të organizuara nga APB apo institucione të tjera brenda dhe jashtë vendit;
  • Botime tekstesh mësimore dhe shkencore.

APB është e përkushtuar që të krijojë të gjitha kushtet e nevojshme për zhvillimin e kërkimit shkencor, duke përfshirë këtu përgatitjen e infrastrukturës dhe trajnimin e stafit akademik. Për të arritur këtë objektiv, APB ka investuar dhe është në investim të vazhdueshëm në disa drejtime si:

  • Trajnimi i stafit dhe i burimeve njerëzore të nevojshme nëpërmjet investimit për kualifikimin e vazhdueshëm profesional dhe pedagogjik. Kjo bëhet e mundur nëpërmjet angazhimit të stafit në konferenca, trajnime, studime pasuniversitare dhe doktoraturë, specializime brenda dhe jashtë vendit;
  • Ngritja e infrastrukturës shkencore ku mund të zhvillohet kërkimi shkencor. Aktualisht, APB ka një bibliotekë me një numër të konsiderushmëm vëllimesh, tekstesh akademike dhe shkencore të botuara nga shtëpi botuese prestigjioze si dhe revista shkencore ndërkombëtare.

Share This: