Jeta Studentore


QEVERIA STUDENTORE

Qeveria Studentore është organi i cili përfaqëson dhe mbron interesat studentore. Qeveria Studentore zgjidhet çdo dy vjet në mënyrë demokratike nga vet studentët si dhe me mbikëqyrjen e një grupi të posaçëm pedagogësh.

Qëllimet e Qeverisë Studentore janë:

  • Përfshirja në mënyrë të vazhdueshme e studentëve ne aktivitete të ndryshme;
  • Nxitja dhe përfshirja e studentëve në kompeticione jashtë institucionit;
  • Hartimi dhe krijimi i projekt propozimeve të ndryshme;
  • Organizimi i takimeve këshilluese dhe orientuese për studentët;
  • Përfshirja në diskutime të ndryshme, etj.

Përfaqësuesit e Qeverisë Studentore:

Eriona Çela – Presidente Arbër Troka – Zv. President
Hedor Fejzaj Marina Boja
Ardit Kanushi Roland Sulaj
Eriola Peshtani Elvisa Hasvata
Suzana Imaku Artan Gjoni
Altin Herri Valsona Palushi
Blendi Kola Suela Yzbashi
Brunilda Hoxha Ledio Shyti

Më shumë arsye për të studiuar në APB

Përsosmëri akademike;

Programet e studimit realizohen nga pedagogë të kualifikuar, me eksperiencë ndërkombëtare akademike dhe profesionale. Pjesa më e madhe e tyre kanë kryer studimet në universitetet perëndimore dhe janë profesionistë në fushat e tyre të specializimit.

Bëhu pjesë e jetës studentore të APB-së dhe përjeto fillimin e një karriere brilante në fushën e biznesit dhe së drejtës!

Bursa studimi dhe mbështetje financiare;

APB synon në rritjen e cilësisë së edukimit, ndaj ajo nxit dhe motivon studentët aktiv dhe cilësorë nëpërmjet mbështetjes financiare me bursa studimi si dhe mbështetjen e projekt ideve dhe iniciativave të ndryshme studentore.

Karrierë Brilante & Punësim;

Mbi 80% e studentëve të diplomuar rezultojnë të jenë të punësuar në administratën publike si dhe atë private. Në APB ju mund të zhvilloni një gamë të gjerë të “aftësive të transferueshme” përmes studimeve tuaja dhe aktiviteteve akademike rekreative. Punëdhënësit potencial bashkëpunojnë me institucionin tonë në një klimë partneriteti dhe besimi të ndërtuar vit pas viti.

Programe mësimore të larmishme dhe interaktive;

APB ofron programe mësimore të hartuara konform Kartës së Bolonjës dhe sipas kërkesave të tregut të punës. APB nxit lëvizshmërinë akademike të studentëve për të kryer të paktën një semestër në universitetet e huaja.

Studentët tanë kanë mundësi të thellohen në fushën që kanë zgjedhur dhe njëkohësisht të ndërthurin teorinë me praktikën nëpërmjet ekspertizës së pedagogëve tanë dhe të praktikave të punës që APB ju mundëson.

 

Metoda moderne të mësimdhënies:

Pedagogët në APB përdorin teknikat dhe metodat më moderne të mësimdhënies, përdoret teknologji e lartë për leksionet dhe  element audio-vizualë. Kjo metodikë zhvillon aftësitë analitike dhe mendimin kritik si dhe nxit krijmtarinë dhe inteligjencën e studentëve.

Përkujdesje individuale;

Në mjediset e APB-së  funksionon Zyra e Këshillimit të Karrierës, e cila iu ofron studentëve përkujdesje maksimale si dhe këshillim në mënyrë të vazhdueshme.

Në hap me kohën;

Ne jemi një institucion inovativ ku bëhen hulumtime rreth temave më të nxehta të kohës, në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe drejtësisë. Ne kemi një godinë mësimore dhe mjedise çlodhëse moderne si dhe një rrjet WiFi që mbulon të gjitha mjediset e shkollës. Një tjetër lehtësi është edhe transporti publik, ku pranë mjediseve tona kalojnë 5  linja të transportit publik urban.

Diversitet studentësh;

Kushdo që jeni dhe kudo që jeni, APB ju mirëpret!

Ne kemi studentë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë dhe jashtë saj. Studimi tek ne nuk njeh moshë, ndaj ju mund të ndiqni studime bachelor dhe master apo specializime të ndryshme që APB ofron në fushën e ekonomisë apo drejtësisë.

Eksperienca unike e APB-së;

Studentët e APB-së janë të angazhuar në aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive të organizuara nga qeveria studentore. Mund të përmendim këtu: Kampionatin e Minifutbollit (meshkuj) dhe Kampionatin e Volejbollit (femra), të cilët organizohen çdo vit akademik me pjesëmarrjen e ekipeve nga kurse të ndryshme të programeve të studimit.

KONFERENCA I KOMBËTARE STUDENTORE

“Young European Leadership”

17 Qershor 2016

Ishte kjo tema e Konferencës I Kombëtare Studentore e Akademisë Profesionale të Biznesit e cila solli së bashku mbi 30 të rinj nga universitete të ndryshme publike dhe private nga Shqipëria dhe Kosova si: Universiteti “Haxhi Zeka”, Kosovë, Universiteti i Tiranës, Universiteti Bujqësor i Tiranës, etj. Siparin e kësaj konference e çeli Rektori i Akademisë Profesionale të Biznesit Prof. Dr. Irakli Koçollari, i cili u uroi mirëseardhjen studentëve dhe përgëzoi për këtë iniciativë në fushën e kërkimit. Pjesë e panelit ishin edhe Dr(c) Xhensila Pine dhe Dr(c) Enis Fita, të cilët përshëndetën dhe ndoqën me shumë vëmendje prezantimet e studentëve.

Axhenda e konferencës vazhdoi me prezantimet e para dhe më pas studentët patën mundësin e njohjes dhe diskutimit në coffee brake-un e ofruar nga organizatorët. Më pas konferenca vazhdoi sipas axhendës së parashikuar, ku u prezantuan edhe shumë punime të tjera interesante, shoqëruar këto edhe nga shumë pyetje e diskutime. Kjo konferencë e suksesshme u mbyll me shpërndarjen e certifikatave nga Dekani i Fakultetit të Drejtësisë Prof. As. Dr. Simon Gega, moment ky i shoqëruar nga shumë buzëqeshje, duartrokitje si dhe fotografi.

Akademia Profesionale e Biznesit falënderon Qeverinë Studentore për këtë organizim si dhe shpreh mbështetjen e saj të plotë për aktivitete dhe nisma të tilla në vazhdimësi.

APB, your partner to success 😉

 

Pjesëmarrje në projektin: “Pushteti Vendor ka Nevojë për Rininë” 2016

Klikoni për më tepër informacion

Mundësi Internshipi

Klikoni për më tepër informacion

Trajnim “Shitja dhe menaxhimi i tyre”

Klikoni për më tepër informacion

Thirrje për grande nga USAID

Klikoni për më tepër informacion

Kurs online falas!

Si të shkëlqejmë në intervista?

Klikoni për më tepër informacion

Bursa nga Universiteti i Cambridge në Angli!

Klikoni për më tepër informacion

Thirrje për aplikime!
Vullnetarë në fushatë ndërgjegjësuese.

Klikoni për më tepër informacion

Mundësi për Shërbim Vullnetar (EVS) në Bruksel…

Klikoni për më tepër informacion

Bëhuni pjesë e konkursit “Produkti Turistik Inovativ”….

Klikoni për më tepër informacion

Keni ndonjë ide?
Nëse po, atëherë mos hezitoni të aplikoni në konkursin “Do you have any idea”

Klikoni për më tepër informacion

Ju pëlqen të shkruani?
Mos hezitoni të bëheni pjesë e konkursit të esesë dhe të fitoni një çmim prej 1000$!

Klikoni për më tepër informacion

Share This: