Studentët e Ardhshem


Më shumë arsye për të studiuar në APB


Përsosmëri akademike;

Programet e studimit realizohen nga pedagogë të kualifikuar, me eksperiencë ndërkombëtare akademike dhe profesionale. Pjesa më e madhe e tyre kanë kryer studimet në universitetet perëndimore dhe janë profesionistë në fushat e tyre të specializimit.

Bëhu pjesë e jetës studentore të APB-së dhe përjeto fillimin e një karriere brilante në fushën e biznesit dhe së drejtës!


Bursa studimi dhe mbështetje financiare;

APB synon në rritjen e cilësisë së edukimit, ndaj ajo nxit dhe motivon studentët aktiv dhe cilësorë nëpërmjet mbështetjes financiare me bursa studimi si dhe mbështetjen e projekt ideve dhe iniciativave të ndryshme studentore.


Karrierë Brilante & Punësim;

Mbi 85% e studentëve të diplomuar rezultojnë të jenë të punësuar në administratën publike si dhe atë private. Në APB ju mund të zhvilloni një gamë të gjerë të “aftësive të transferueshme” përmes studimeve tuaja dhe aktiviteteve akademike rekreative. Punëdhënësit potencial bashkëpunojnë me institucionin tonë në një klimë partneriteti dhe besimi të ndërtuar vit pas viti.


Programe mësimore të larmishme dhe interaktive;

APB ofron programe mësimore të hartuara konform Kartës së Bolonjës dhe sipas kërkesave të tregut të punës. APB nxit lëvizshmërinë akademike të studentëve për të kryer të paktën një semestër në universitetet e huaja.

Studentët tanë kanë mundësi të thellohen në fushën që kanë zgjedhur dhe njëkohësisht të ndërthurin teorinë me praktikën nëpërmjet ekspertizës së pedagogëve tanë dhe të praktikave të punës që APB ju mundëson.


Metoda moderne të mësimdhënies:

Pedagogët në APB përdorin teknikat dhe metodat më moderne të mësimdhënies, përdoret teknologji e lartë për leksionet dhe  element audio-vizualë. Kjo metodikë zhvillon aftësitë analitike dhe mendimin kritik si dhe nxit krijmtarinë dhe inteligjencën e studentëve.


Përkujdesje individuale;

Në mjediset e APB-së  funksionon Zyra e Këshillimit të Karrierës, e cila iu ofron studentëve përkujdesje maksimale si dhe këshillim në mënyrë të vazhdueshme.


Në hap me kohën;

Ne jemi një institucion inovativ ku bëhen hulumtime rreth temave më të nxehta të kohës, në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe drejtësisë. Ne kemi një godinë mësimore dhe mjedise çlodhëse moderne si dhe një rrjet WiFi që mbulon të gjitha mjediset e shkollës. Një tjetër lehtësi është edhe transporti publik, ku pranë mjediseve tona kalojnë 5  linja të transportit publik urban.


Diversitet studentësh;

Kushdo që jeni dhe kudo që jeni, APB ju mirëpret!

Ne kemi studentë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë dhe jashtë saj. Studimi tek ne nuk njeh moshë, ndaj ju mund të ndiqni studime bachelor dhe master apo specializime të ndryshme që APB ofron në fushën e ekonomisë apo drejtësisë.


Eksperienca unike e APB-së;

Studentët e APB-së janë të angazhuar në aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive të organizuara nga qeveria studentore. Mund të përmendim këtu: Kampionatin e Minifutbollit (meshkuj) dhe Kampionatin e Volejbollit (femra), të cilët organizohen çdo vit akademik me pjesëmarrjen e ekipeve nga kurse të ndryshme të programeve të studimit.

Share This: