Fakulteti i Drejtësisë


Motoja e Fakultetit të Drejtësisë “Veritas, Virtus, Libertas”, është që të plotësojë më së miri të gjitha standardet e një Fakulteti model brenda të cilit formohen juristët e rinj.

Pranë këtij Fakulteti studentëve u jepet mundësia  e studimit në dy cikle: Bachelor & Master duke ju ofruar studentëve kurrikulat më të pasura dhe atraktive në përgatitjen e tyre për profesionet e ardhshme në fushën e Drejtësisë.

Fakulteti i Drejtësisë ofron programe studimi në:

  1. Bachelor në:
  2. Drejtësi (3 vite, 180 Kredite/ECTS);
  3. E Drejtë Biznesi (3 vite, 180 Kredite/ECTS).

 

Pas përfundimit me sukses të ciklit të parë “Bachelor”, të diplomuarit mund të punojnë në profesionet të orientuara sikurse janë: jurist ose këshilltar juridik në sektorin publik dhe privat.

 

  1. Master i Shkencave në:
  2. E Drejtë Penale (2 vite, 120 Kredite/ECTS);
  3. E Drejtë Civile dhe Tregtare (2 vite, 120 Kredite/ECTS).

 

Pas përfundimit të këtij cikli, të gjithë studentët me titullin “MSc”, gëzojnë të drejtën të konkurrojnë për vazhdimin e studimeve për Prokurorë dhe Gjyqtarë pranë Shkollës së Magjistraturës. Titulli “MSc” është gjithashtu një kusht i vendosur nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë për regjistrimin si Asistent Avokat dhe më pas nënshtrimit të provimit të Avokatisë.

Të gjithë të diplomuarit mund të punësohen në administratën publik qendrore dhe atë lokale, shoqëritë tregtare, Dhomat e Tregtisë, kompanive të siguracioneve, studiove ligjore, etj.

Share This: