Fakulteti i Ekonomisë


Fakulteti i Ekonomisë (FE) që në hapat e parë të themelimit, ka të përcaktuar qartë vizionin, misionin dhe objektivat kryesorë të veprimtarisë së tij. Misioni, vizioni dhe objektivat e FE udhëheqin planifikimin akademik, zbatimin e tij në praktikë dhe njëkohësisht bëjnë të mundur përqendrimin  e të gjitha forcave të stafit akademik dhe të punonjësve ndihmës në një fokus të përbashkët, në arritjen e një shërbimi cilësor si në mësimdhënie ashtu edhe në punën kërkimore-shkencore.

Vizioni i FE është që të rritet dhe të zhvillohet, me synimin të bëhet një ndër më të besueshmit në vend, në përgatitjen cilësore të specialistëve të ekonomisë. Në përmbushje të këtij vizioni, drejtimet ose synimet kryesore të aktiviteteve edukative, mësimore dhe shkencore, të  Fakultetit të Ekonomisë do të jenë:

  • Të edukojë dhe të përgatisë studentë në fushën e ekonomisë me qëllim të bëhen “Liderë të mendimit dhe të veprimit”, specialistë të profileve përkatëse të ekonomisë;
  • Të zhvillojë mendimin kritik dhe krijues me qëllim që studentët të kontribuojnë në zhvillimin e bizneseve dhe shoqërisë shqiptare mbi bazën e njohurive dhe përgjegjësive profesionale dhe etike;
  • Të luajë një rol aktiv në zhvillimet dhe proceset ekonomike të vendit duke u dhënë prioritet arritjeve të standardeve europiane të arsimit të lartë në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
  • Dinamika e zhvillimit ekonomik, ritmet e rritjes së numrit dhe madhësisë së bizneseve si dhe rritja e kompleksitetit të transaksioneve tregtare kanë mbetur shtysa kryesore në hartimin e profileve të diplomave dhe programeve të moduleve përkatëse.

Programet e Studimit

 

Fakulteti i Ekonomisë ofron programe studimi në:

Bachelor në Ekonomi në tre profile:

  • Financë Kontabilitet (3 vite, 180 Kredite/ECTS);
  • Administrim Biznesi (3 vite, 180 Kredite/ECTS);
  • Banka dhe Institucione Financiare (3 vite, 180 Kredite/ECTS);

Master Profesional në:

  • Menaxhim Biznesi (1 & 2 vite, 60 & 120 Kredite/ECTS);
  • Kontabilitet Financë (1 & 2 vite, 60 & 120 Kredite/ECTS).

    Master i Shkencave në:
  • Menaxhim Biznesi (2 vjet, 120 Kredite/ECTS);
  • Kontabilitet Financë (2 vite, 120 Kredite/ECTS).

Master Ekzekutiv në proces licencimi në tre profile:

  • Administrim Publik (1 & 2 vite, 60 & 120 Kredite/ECTS);
  • Administrim Privat (1 & 2 vite, 60 & 120 Kredite/ECTS);
  • Menaxhim Financiar (1 & 2 vite, 60 & 120 Kredite/ECTS).

Share This: