Biblioteka


Siç edhe është shprehur në vizionin dhe misionin e APB-së këtu praktika dhe teoria gërshetohen dhe paraqesin një tërësi në procesin e të mësuarit, prandaj biblioteka është një nga asetet më të mëdha të APB-së.

Me një kapacitet me rreth 2000 volume, e organizuar në sistemin e hapur me tituj të sistemuar sipas kategorive dhe disiplinave të mësimdhënies, ku brenda të njëjtës hapësirë është organizuar dhe salla e studimit me kapacitet rreth 60 vende.

Përveç librave, në sallën e bibliotekës ndodhen 4 kompjuterë (lap top) për kërkime të ndryshme online. Krahas librave APB ofron dhe mundësinë e kërkimit online nga biblioteka të njohura të abonuara si: www.questia.com si dhe nga bibliotekat me akses të hapur:

  • thefreelibrary.com
  • guatenberg.org
  • lawlink.coe.int
  • lawlink.nsw.gov.au
  • localjuris.com.fr
  • cobis.al
  • readprint.com

Kjo bibliotekë u shërben  studentëve dhe stafit akademik, studiuesve dhe punonjësve shkencorë e bashkëpunëtorëve të APB-së.

Institucioni investon në mënyrë të vazhdueshme për pasurimin e fondit me burime të reja apo periodike të specialiteteve, për ta pasuruar me dijet dhe literaturë bashkëkohore.

Libraria është e hapur çdo ditë nga ora 08:00-20:00

Share This: