Akademia


IMG_0979_pp

Bursat e Studimeve

Akademia Profesionale e Biznesit në të gjithë veprimtarinë dhe pritshmërinë e saj, synon të renditet në top-listën e universiteteve dhe Institucioneve të Arsimit të Lartë më cilësor në vend. Për këtë arsye, përveç përzgjedhjes së stafit akademik shumë cilësor dhe shumë profesional, me tituj dhe grada shkencore, që procesi mësimor të realizohet me efektshmërinë më të lartë, APB ndjek një politikë speciale edhe për sa i takon pranimeve të studentëve. Me qëllim që në auditorët tonë të ketë studentë të përgatitur dhe cilësor, APB ofron mundësi dhe mbështetje për të gjithë studentët aktiv dhe me mesatare të lartë. Veç kësaj për kategoritë e tjera të studentëve në nevojë ekonomike, u ofrohet mundësia që studentët, të marrin kredi lehtësuese sipas marrëveshjeve që APB ka  realizuar me bankat tregtare në vend. Një tjetër mundësi për të vazhduar studimet pranë APB-së është edhe pagesa e tarifës me këste, sipas kushteve ekonomike të studentit.

Transferimet e Studimeve

Akademia Profesionale e Biznesit mirëpret transferime të studentëve nga institucione të arsimit të lartë vendase ose të huaja, sipas udhëzimit të Ministrit të Arsimit. Të gjitha programet e studimit në APB janë hartuar në përputhje me Kartën e Bolonjës. Studenti i interesuar për të transferuar studimet  e tij në APB duhet së pari të paraqes një kërkesë me shkrim në fillim të vitet akademik ose semestrit si dhe të sjellë “Certifikatën e Çregjistrimit” nga universiteti i origjinës. Më pas organi akademik kompetent vendos për meritë të barasvlerësimeve të provimeve të mbajtura nga kurset e origjinës.

Dokumente të tjera të nevojshme  për transferimin e studimeve duhen:

  • Dokumentin që vërteton përfundimin e shkollës së mesme sipas kritereve të përcaktuara nga MAS.

Shënim: Për studentët që kanë përfunduar studimet jashtë vendit, ky dokument duhet të jetë i njohur (ekujvalentuar) nga MAS;

  • Listën e notave dhe krediteve dhe numri i matrikullimit të nënshkruar dhe vulosur nga institucioni që studenti transferon studimet si dhe programin mësimor të IAL-së nga vjen studenti;
  • Vërtetim çregjistrimi nga IAL-ja që transferon studimet studenti;
  • Fotokopjen e dokumentit të identifikimit (Kartë Identiteti apo Pasaportë);
  • Dy fotografi personale (përmasat 4×6);
  • Raport mjeko-ligjor.

Për çdo pyetje apo paqartësi mund të na vizitoni në kampusin tonë.

Kriteret e Pranimeve në Bachelor dhe Master!

Në kuadër të Ligjit të ri për Arsimin e Lartë regjistrimet për vitin akademik 2017-2018 do të bëhen nëpërmjet një procedure  online nga Agjencia Kombëtare e Provimeve.

Gjatë këtij aplikimi maturantët të cilët dëshirojnë t’i ndjekin studimet pranë institucionit tonë, duhet që:

  • Në formularin me 10 alternativa, të zgjedhin Akademinë Profesionale të Biznesit;
  • Gjatë zgjedhjes së Akademisë, duhet të specifikoni edhe Fakultetin si dhe degën e studimit në të cilën do dëshironit të studionit;
  • Studentët me mesatare nën 6, nuk mund të vazhdojnë studimet në APB, kriter ky i vendosur nga MAS.

 

Pas përfundimit të aplikimit  dhe pranimit nga APB, studentët që vazhdojnë studimet në ciklin e parë Bachelor, duhet të paraqesin këto dokumente:

  • Dokumentin që vërteton përfundimin e shkollës së mesme sipas kërkesave të përcaktuara nga MAS së bashku me listën e notave.

Shënim: Për studentët që kanë përfunduar studimet jashtë vendit, ky dokument duhet të jetë i njohur nga MAS;

  • Fotokopjen e dokumentit të identifikimit (Kartë Identiteti ose Pasaportë);
  • Dy fotografi personale (përmasa 4×6).

 

Për studentët të cilët dëshirojnë të vazhdojnë studimet në ciklin e dytë Master Profesional & Master i Shkencave, duhet të paraqesin këto dokumente:

  • Diplomën që vërteton përfundimin e studimeve në një program të ciklit të parë “Bachelor” ose një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë sipas kërkesave të përcaktuara nga MAS.
    Shënim: Për studentët që kanë përfunduar studimet jashtë vendit, ky dokument duhet të jetë i njohur nga MAS;
  • Fotokopjen e dokumentit të identifikimit (Kartë Identiteti ose Pasaportë);
  • Dy fotografi personale (përmasa 4×6);
  • Mbrojtjen e një gjuhe të huaj të përcaktuar nga MAS
    Shënim: Mbrojtja e gjuhës së huaj është këtë vit është kriter hyrës në Ciklin  e Dytë të Studimeve.

Shënim: Kusht për pranimin në “Bachelor”, “Masterin e Shkencave” dhe “Masterin Profesional” është dhe mesatarja mbi 6.

nr-497-1-prot-dt-15-01-2017-pergjigje-shkrses-se-mas-mbi-kriteret-e-pranimit-per-vitin-akademik-2017-2018

Zyra e Karrierës

Akademia Profesionale e Biznesit ka si prioritet kryesor nxjerrjen e studentëve të  aftë dhe të kualifikuar për tregun e punës, këshillimin, mbështetjen dhe ndjekjen e tyre edhe pas diplomimit.

Zyra e Karrierës dhe Tutoriatit kryen një sërë funksionesh të lidhura ngushtësisht me ofrimin e mundësive, që studentët gjatë kohës së studimeve, të mund të ndërtojnë marrëdhëniet dhe rrjetin e tyre të njohjes me biznesin dhe fusha të tjera të ekonomisë dhe drejtësisë, në mënyrë  për t’u integruar më lehtësisht në tregun e punës.
Disa nga funksionet e kësaj zyre janë:

  • Organizimi i veprimtarive të ndryshme, me qëllim këshillimi dhe orientimi i studentëve;
  • Këshillimi në mënyrë të vazhdueshme dhe udhëzimi në lidhje me zhvillimin e karrierave profesionale të studentëve;
  • Bashkëpunimi me institucione dhe biznese, për mundësimin e marrëveshjeve të ndryshme bashkëpunimi me qëllim realizimin e praktikave profesionale si dhe vizitave studimore;
  • Mbajtja e kontakteve në mënyrë të vazhdueshme me partnerët e institucionit, duke shkëmbyer informacione në lidhje me aktivitetet me interes të përbashkët si dhe mundësinë e punësimit të studentëve;
  • Në varësi të diskutimeve me studentët, kjo zyrë propozon përmirësimin dhe ndryshimin e kurrikulës mësimore;
  • Organizimin e trajnimeve, workshop-eve si dhe panaireve të punësimit.

 

Suksesi juaj është prioriteti ynë!

Punësimi

Akademia Profesionale e Biznesit në përmbushje të  misionit dhe vizionit të saj strategjik  lidhur me pikëtakimin  e  ofertës akademike me kërkesën e tregut të punës jo vetëm që u mundëson studentëve kryerjen  e praktikave profesionale, por  pas  diplomimit u  mundëson hedhjen e hapave të para drejt punësimit dhe zhvillimit të karrierës së tyre profesionale.

Kjo mundësohet falë  bashkëpunimeve dhe partneriteteve që Akademia Profesionale e Biznesit ka  me shoqatat e kategorive profesionale sipas  programeve të studimit që ajo ofron, zyrat kontabël, studiot ligjore si dhe sipërmarrjet e mesme dhe të mëdha, brenda dhe jashtë vendit. APB ka një rol ndëraktiv me  aktorët  e biznesit, vendas  dhe  të huaj, në kuadër të  këmbimit  të  informacionit,  zhvillimit të praktikave profesionale, transferimit  të njohurive duke qenë kështu një vlerë e shtuar midis aktorëve të arsimit të lartë shqiptar.

Suksesi në punësim është ballafaqim  dhe  finalizim i punës së stafit drejtues të institucionit tonë dhe në këtë kontekst  institucioni është thellësisht i interesuar për të ndjekur politika lidhur me punësimin dhe zhvillimin  e  karrierës të  studentëve  të  saj. Gjatë  muajit  mars 2017,  Zyra  e  Tutoriatit dhe Karrierës  në APB kreu  një  studim në lidhje  me  punësimin e studentëve të  diplomuar  në APB për periudhën kohore 2012-2016.  Ky studim  doli  me  disa rezultate  të matshme  lidhur  me statusin e punësimit të studentëve si në vijim:

Punësimi në FE

Punësimi sipas profilit “Kontabilitet Financë” është si më poshtë:

  • Kontabilitet Financë 2012-2013;
    Janë anketuar 42% e studentëve të diplomuar dhe rezulton se 89% e tyre janë të punësuar;
  • Kontabilitet Financë 2013-2014;
    Janë anketuar 100% e studentëve të diplomuar dhe rezulton  100% e tyre janë të punësuar;
  • Kontabilitet Financë 2014-2015;
    Janë anketuar 68% e studentëve të diplomuar dhe rezulton  81% e tyre janë të punësuar;
  • Kontabilitet Financë 2015-2016;
    Janë anketuar 95% e studentëve të diplomuar dhe rezulton  100% e tyre janë të punësuar.
  • Kontabilitet Financë 2012-2016;
    Janë anketuar 65% e studentëve të diplomuar dhe rezulton se  88% e tyre janë të punësuar.
    Shënim:  15% studentët janë të vetëpunësuar.

 

Punësimi sipas profilit “Menaxhim Biznesi” është si më poshtë:

  • Menaxhim Biznesi 2012-2013;
    Janë anketuar 43% e studentëve të diplomuar dhe rezulton se 67% e tyre janë të punësuar;
  • Menaxhim Biznesi 2013-2014;
    Janë anketuar 67% e  studentëve  të diplomuar dhe rezulton se  100% e tyre janë të punësuar;
  • Menaxhim Biznesi 2014-2015;
    Janë anketuar 33% e studentëve të diplomuar dhe rezulton se  100%  e tyre janë të punësuar;
  • Menaxhim Biznesi 2015-2016;
    Janë anketuar 80% e studentëve të diplomuar dhe rezulton se  100% e tyre janë të punësuar;
  • Menaxhim Biznesi 2012-2016;
    Janë anketuar 54% e  studentëve të diplomuar dhe rezulton se  95% e tyre janë të punësuar;
    Shënim: 19% studentët janë të vetëpunësuar.

 

Punësimi në rang Fakulteti ndër vite është si më poshtë:

  • Viti akademik 2012-2013;
    Janë anketuar 42% e studentëve të diplomuar dhe rezulton se 86% e tyre janë të punësuar;
  • Viti akademik 2013-2014;
    Janë anketuar 82% e studentëve të diplomuar dhe rezulton se 93% e tyre janë të punësuar;
  • Viti akademik 2014-2015;
    Janë anketuar 60% e studentëve të diplomuar dhe rezulton se  84% e tyre janë të punësuar;
  • Viti akademik 2015-2016;
    Janë anketuar 90% e studentëve të diplomuar dhe rezulton se 100%  janë të punësuar;
  • Viti akademik 2012-2016;
    Janë anketuar 62% e  studentëve të diplomuar dhe rezulton se  90% e tyre janë të punësuar.
    Shënim:
     16% studentët janë të vetëpunësuar.
    Shënim: Mbi 90% e të punësuarve punojnë në profilin e studimeve të kryera.

 

Punësimi në FD

Punësimi sipas profilit “E Drejtë Penale” është si më poshtë:

  • E Drejtë Penale 2012-2013;
    Janë anketuar 48% e studentëve të diplomuar dhe rezulton se  73% e tyre janë të punësuar;
  • E Drejtë Penale 2013-2014;
    Janë anketuar 73% e studentëve të diplomuar dhe rezulton se 63% e tyre janë të punësuar;
  • E Drejtë Penale 2014-2015;
    Janë anketuar 100% e studentëve të diplomuar dhe rezulton se  100% janë të punësuar;
  • E Drejtë Penale 2012-2016;
    Janë anketuar 51% e studentëve të diplomuar dhe rezulton se  72% janë të punësuar.

 

 

 

Punësimi sipas profilit “E Drejtë Civile & Tregtare” është si më poshtë:

  • E Drejtë Civile & Tregtare 2012-2013;
    Janë anketuar 45% e  studentëve të diplomuar dhe rezulton se  80% e tyre janë të punësuar;
  • E Drejtë Civile & Tregtare 2013-2014;
    Janë anketuar 60% e studentëve të diplomuar dhe rezulton se  100% e tyre janë të punësuar;
  • E Drejtë Civile & Tregtare 2014-2015;
    Janë anketuar 80% e studentëve të diplomuar dhe rezulton se  69% e tyre janë të punësuar;
  • E Drejtë Civile & Tregtare 2015-2016;
    Janë anketuar 78% e studentëve të diplomuar dhe rezulton se  100% e tyre janë të punësuar;
  • E Drejtë Civile & Tregtare 2012-2016;
    Janë anketuar 78% e studentëve të diplomuar dhe rezulton se 79% e tyre janë të punësuar.
    Shënim: 27% studentët janë të vetëpunësuar.

 

Punësimi në rang Fakulteti ndër vite është si më poshtë:

  • Viti akademik 2012-2013;
    Janë anketuar 48% e studentëve të diplomuar dhe rezulton 75% e tyre janë të punësuar;
  • Viti akademik 2013-2014;
    Janë anketuar 69% e studentëve të diplomuar dhe rezulton se  73% e tyre janë të punësuar;
  • Viti akademik 2014-2015;
    Janë anketuar 78% e studentëve të diplomuar dhe rezulton se  69% e tyre janë të punësuar;
  • Viti akademik 2015-2016;
    Janë anketuar 78% e studentëve të diplomuar dhe rezulton se  100% e tyre janë të punësuar;
  • Viti akademik 2012-2016;
    Janë anketuar 66% e studentëve të diplomuar dhe rezulton se  76% e tyre janë të punësuar;
    Shënim: 17% studentët janë të vetëpunësuar.
    Shënim: Mbi 90% e të punësuarve punojnë në profilin e studimeve të kryera.

 

Punësimi në rang Institucioni

Punësimi në rang Institucioni ndër vite është si më poshtë:

  • Viti akademik 2012-2013;
    Janë anketuar 45% e studentëve  të diplomuar dhe rezulton se 81% e tyre janë të punësuar;
  • Viti akademik 2013-2014;
    Janë anketuar 76% e studentëve të diplomuar dhe rezulton se  84% e tyre janë të punësuar;
  • Viti akademik 2014-2015;
    Janë anketuar 67% e  studentëve të diplomuar dhe rezulton se  76% e tyre janë të punësuar;
  • Viti akademik 2015-2016;
    Janë anketuar 85% e  studentëve të diplomuar dhe rezulton se  100% e tyre janë të punësuar;
  • Viti akademik 2012-2016;
    Janë anketuar 64% e studentëve të diplomuar dhe rezulton se  84% e tyre janë të punësuar;
    Shënim: 18% e  studentëve janë të vetëpunësuar.
    Shënim: Mbi 90% e të punësuarve punojnë në profilin e studimeve të kryera.

Share This: